Kurti dhe Abdixhiku mbi dy orë në takim, ende pa marrëveshje për presidentin

Takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për çështjen e zgjedhjes së presidentit të Kosovës po vazhdon edhe pas rreth dy orësh. Lajmi.net raportoi për zhvillimin e këtij takimi, i cili ka nisur rreth orës 16:00. Takimi vjen një ditë pasi Abdixhiku, pas mbledhjes me grupin parlamentar të LDK-së,…

Lajme

02/09/2026 18:23

Takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për çështjen e zgjedhjes së presidentit të Kosovës po vazhdon edhe pas rreth dy orësh.

Lajmi.net raportoi për zhvillimin e këtij takimi, i cili ka nisur rreth orës 16:00.

Takimi vjen një ditë pasi Abdixhiku, pas mbledhjes me grupin parlamentar të LDK-së, deklaroi se gjashtë deputetë të kësaj partie kanë dalë kundër marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ende nuk dihet nëse Kurti dhe Abdixhiku do të arrijnë një pajtim për çështjen e presidentit, ndërsa pritet që pas takimit të ketë më shumë detaje rreth bisedimeve./Lajmi.net/