Sadiku: Qëndrimi im për President konsensual, nuk më bën përkrahës të Kurtit por as armik të gjashtë deputetëve që kanë vendosur ndryshe

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku ka shkruar në lidhje me situatën e fundit që është krijuar në këtë parti, ku gjashtë deputetë të këtij Grupi Parlamentar kane vendosur të mos e votojnë kandidatin për President që ka dal nga marrëveshja LDK-VV, Bekim Sejdiun. Sadiku ka thënë se në mbledhjen e parafundit të Grupit Parlamentar të…

Lajme

02/09/2026 15:38

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku ka shkruar në lidhje me situatën e fundit që është krijuar në këtë parti, ku gjashtë deputetë të këtij Grupi Parlamentar kane vendosur të mos e votojnë kandidatin për President që ka dal nga marrëveshja LDK-VV, Bekim Sejdiun.

Sadiku ka thënë se në mbledhjen e parafundit të Grupit Parlamentar të LDK-së, ka qenë ndër të vetmit deputet që ka thënë se duhet bërë gjithçka që të ndalet pushteti i Kurtit edhe nëse vendi shkon në zgjedhje dhe ai e humb pozitën e tij si deputet.

“Pozita ime si deputet është shumë më pak e rëndësishme sesa mundësia për ta larguar nga pushteti një person si Kurti, që besoj se po i bën keq këtij vendi”, ka thënë Sadiku duke cituar veten në atë mbledhje.

Ai ka thënë se kjo ide nuk e ka pasur përkrahjen  e shumicës në parti që sipas tij ka vendosur që LDK të mos marrë pjesë në qeverisje dhe të kërkojë një president konsensual.

“Unë i jam bindur këtij vendimi të partisë dhe kemi vazhduar tutje sepse ishin shumicë. Kryetarit Abdixhiku i kemi thënë: shko dhe gjeje një president konsensual pa pjesemarrje ne qeveri. Dje, në mbledhjen e GP-së, pikërisht kjo ishte arsyeja pse kam vendosur të qëndroj në anën e propozimit për president konsensual, të cilin kryetari Abdixhiku e ka negociuar me Kurtin. Kjo nuk më bën përkrahës të Kurtit. Qëndrimet e mia ndaj tij dhe qeverisjes së tij janë publike dhe të qarta. Por, po aq e rëndësishme: kjo nuk më bën as armik të gjashtë deputetëve që kanë vendosur ndryshe. Nuk kam asgjë kundër tyre. Ata kanë të drejtë ta mbajnë qëndrimin e tyre dhe të votojnë sipas bindjes së tyre. Ata janë LDK me gjatë se une dhe kane histori ne LDK me shume se unë”, ka shkruar Sadiku. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: