Haxhiu thotë se propozimi që të bëhet President “nuk i bën nder Hashim Thaçit, por vetëm dëm”

U.D. presidentja Haxhiu ka reaguar ndaj propozimeve që ish-presidenti Hashim Thaçi të rikthehet në këtë pozitë. Në Kanal 10, Haxhiu tha se fokusi duhet të jetë te vendimi i gjykatës dhe jo te përdorimi i emrit të Thaçit në situatën aktuale. “As vetë z. Thaçi s’ka nevojë për një qasje të tillë. Ajo çka do…

Lajme

01/09/2026 23:02

U.D. presidentja Haxhiu ka reaguar ndaj propozimeve që ish-presidenti Hashim Thaçi të rikthehet në këtë pozitë.

Në Kanal 10, Haxhiu tha se fokusi duhet të jetë te vendimi i gjykatës dhe jo te përdorimi i emrit të Thaçit në situatën aktuale.

“As vetë z. Thaçi s’ka nevojë për një qasje të tillë. Ajo çka do duhej të ishte fokusi jonë është që vendimi i gjykatës ta korrigjojë kërkesën e padrejtë të Prokurorisë Speciale dhe jo të tentohet të përdoret emri i Thaçit në situatën aktuale”, deklaroi Haxhiu.

Ajo tha se propozimet e tilla, sipas saj, nuk i shërbejnë Thaçit.

“Nuk i bëjnë nder, vetëm dëm”, u shpreh Haxhiu.