Voziti 155 km/h në zonën ku lejohet 50 km/h – Gjobitet me 500 euro shoferi në Suharekë të cilin e raportoi një qytetar
Policia e Kosovës ka njoftuar se qytetarët përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, po raportojnë për dyshime apo shkelje të mundshme të ligjit, duke përfshirë edhe kundërvajtjet në komunikacion. Një njoftim të tillë policia nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-konkretisht Stacioni Policor i Suharekës ka pranuar me datën 27 gusht 2026. Në lidhje me raportimin në…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se qytetarët përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, po raportojnë për dyshime apo shkelje të mundshme të ligjit, duke përfshirë edhe kundërvajtjet në komunikacion.
Një njoftim të tillë policia nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-konkretisht Stacioni Policor i Suharekës ka pranuar me datën 27 gusht 2026.
Në lidhje me raportimin në aplikacionin mobil shihet se një qytetarë ec me shpejtësi 155 km/h në zonën ku shpejtësia është kufizuar ne 50 km/h, konkretisht në rrugë Sopijë- Savrovë të Suharekë, më datë 28.08.2026 është identifikuar kundërvajtësi kundërvajtësit ia është shqiptuar vendimin për kundërvajtje.
“Për kundërvajtjen e shkaktuar, i njëjti është gjobitur me gjobë prej 500 euro, pese pikë negative dhe 12 muaj ndalim drejtimi të automjetit. Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, të shmangin shpejtësinë e lartë dhe sjelljet e rrezikshme, me qëllim të ruajtjes së jetës dhe sigurisë së qytetarëve”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: