Kurti për gjashtë pikat e Aleancës: Nuk mund të presin që një parti tjetër t’i përmbush premtimet e tyre elektorale
Kryetari i VV-së njëherit kryeministri në detyrë i Kosovës, ka kërkuar përsëri takim me kryetarin e Aleancës Ardian Gjinin. Ai ka thënë se me të, beson ende që duhet të takohen dhe sipas tij nuk ka kuptim të vësh kushte e të refuzosh takimet, shkruan lajmi.net. Për gjashtë pikat që Aleanca i ka kërkuar Kurtit…
Lajme
Kryetari i VV-së njëherit kryeministri në detyrë i Kosovës, ka kërkuar përsëri takim me kryetarin e Aleancës Ardian Gjinin.
Ai ka thënë se me të, beson ende që duhet të takohen dhe sipas tij nuk ka kuptim të vësh kushte e të refuzosh takimet, shkruan lajmi.net.
Për gjashtë pikat që Aleanca i ka kërkuar Kurtit ti realizoj në mënyrë që ata të votojnë për Presidentin, Kurti ka thënë se janë pika të planprogramit të tyre të zgjedhjeve dhe se nuk mund t’i plotësoj premtimet e dikujt tjetër.
“Ne sapo kemi dal nga zgjedhjet dhe secili kemi dal me zotimet tona dhe ne duhet t’i përmbahemi zotimeve tona. Unë nuk mund të pres që një parti tjetër politike të mi përmbush mua premtimet. Unë kërkoj votën te qytetarët për programin elektoral që prezantoj dhe karshi mbështetjes që marr, edhe sillem e veproj. Është absurde kur përfundojnë zgjedhjet, ke marrë aq sa ke marrë me programin tënd dhe më pastaj elementet e programit tënd i pasuron edhe më shumë dhe përpiqesh ti pasqyrosh si kushte një subjekti tjetër politik me të cilin refuzon të pajtohesh”, ka thënë Kurti. /Lajmi.net/