Vdes një 29 vjeçar derisa po punonte në ndërtimin e stacionit të ri policor në Zubin Potok, arrestohet një person – Policia jep detaje

Një person ka vdekur sot më 1 shtator rreth orës 10:00 në Zubin Potok. Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima, punëtor në një kompani private ishte lënduar derisa po kryente punime në ndërtimin e stacionit të ri policor në Zubin Potok. I njëjti është dërguar me lëndime të rënda trupore në QKMF në Zubin…

Lajme

01/09/2026 16:48

Një person ka vdekur sot më 1 shtator rreth orës 10:00 në Zubin Potok.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima, punëtor në një kompani private ishte lënduar derisa po kryente punime në ndërtimin e stacionit të ri policor në Zubin Potok.

I njëjti është dërguar me lëndime të rënda trupore në QKMF në Zubin Potok, por nuk ka arritur t’i mbijetoj plagëve dhe ka humbur jetën, shkruan  lajmi.net.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, inspektorët komunalë, si dhe inspektorët e punës. Pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, është kontaktuar Prokurori  i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës, mashkull 29-vjeçar(1996), është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Lidhur me rastin është intervistuar një person me inicialet B.B.,(1977) në cilësinë e të dyshuarit, i cili me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të ngjarjes.