Matoshi vlerëson figurën e Sejdiut: Përveç VV dhe LDK-së, as PDK e Aleanca nuk kanë arsye të mos e votojnë për President

Analisti politik, Halil Matoshi ka komentuar emrin të cilin VV dhe LDK bashkë e kanë propozuar dhe do ta kandidojnë për President, Bekim Sejdiun. Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Sejdi është kandidat me dije e integritet. “I shkolluem për mardhanie ndërkombëtare e diplomaci, me karrierë diplomatke (ambasador në Ankara dhe konzul…

Lajme

31/08/2026 13:38

Analisti politik, Halil Matoshi ka komentuar emrin të cilin VV dhe LDK bashkë e kanë propozuar dhe do ta kandidojnë për President, Bekim Sejdiun.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Sejdi është kandidat me dije e integritet.

“I shkolluem për mardhanie ndërkombëtare e diplomaci, me karrierë diplomatke (ambasador në Ankara dhe konzul në New York) Bekim Sejdiu ishte edhe gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, sekëndijmi nji patriot kushtetues par exellence! Profesor Sejdiu me nji karrierë briliante profesionale, me edukim në të drejtat e njeriut dhe vetëpërmbajte institucionale, i plotëson kriteret ma supreme për nji President koncesual: Përfaqësim i denjë i Atdheut jashtë, unifikues brenda dhe garant i funksionimit demoratik të institucioneve”, ka shkruar Matoshi.

Ai ka thënë se jo vetëm VV dhe LDK por edhe PDK dhe Aleanca nuk kanë arsye të mos e votojnë Sejdiun.

“Nëse thirret seanca konstiutive e Kuvendit pa vonesa bizare dhe nëse nuk shpërfaqen taktika destruktive e bllokuese, profesor Sejdiu duhej të ishte nji arsy solemne për nji unitet të spektrit politik kosovar dhe njeriu i duhun me e rikthy vendin në normalitet juridik-kushtetues”, ka shkruar Matoshi. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: