Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se nuk e përkrah Bekim Sejdiun për president të Kosovës, jo për arsye personale, por për një parim politik dhe institucional. Presidenti i Republikës, sipas Hotit, duhet të jetë figurë unifikuese, e cila ndërton konsensus përtej interesave partiake dhe përfaqëson interesin e përgjithshëm të qytetarëve. “Në vlerësimin tim,…

Lajme

31/08/2026 15:08

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se nuk e përkrah Bekim Sejdiun për president të Kosovës, jo për arsye personale, por për një parim politik dhe institucional.

Presidenti i Republikës, sipas Hotit, duhet të jetë figurë unifikuese, e cila ndërton konsensus përtej interesave partiake dhe përfaqëson interesin e përgjithshëm të qytetarëve.

“Në vlerësimin tim, kjo kandidaturë nuk e përmbush këtë kriter”, shkruan Hoti.

Ai ka thënë se kjo kandidaturë nuk pasqyron interesat politike dhe parimore të LDK-së dhe elektoratit të saj.

“Përkundrazi, mënyra se si është imponuar kjo zgjidhje krijon përshtypjen se LDK ka penguar edhe kandidatura të tjera politike, vetëm për t’i hapur rrugë një kandidature që, në thelb, është po ashtu politike. LDK duhet të ketë një qëndrim të qartë, të pavarur dhe të përgjegjshëm. Nuk mund të mbështesim një kandidaturë vetëm për hir të një marrëveshjeje politike, nëse ajo nuk përfaqëson parimet, interesat dhe pritjet e elektoratit të LDK-së. Kjo nuk është çështje individësh. Është çështje e parimeve, identitetit politik dhe përgjegjësisë që kemi ndaj votuesve tanë”, ka shkruar Hoti. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: