“Mora fjalë” e Shkurte Fejzës, pjesë e filmit për luftën e Kosovës në Hollywood
Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Fejza, është ftuar të marrë pjesë në premierën e filmit “The Journalist’s Mission”, e cila do të mbahet më 24 shtator 2026 në New York City. Ftesa zyrtare iu dorëzua Shkurte Fejzës në zyrat e kompanisë filmike Kras Production, nga regjisori i filmit, Fahri Krasniqi. Shkurte Fejza është pjesë e…
ShowBiz
Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Fejza, është ftuar të marrë pjesë në premierën e filmit “The Journalist’s Mission”, e cila do të mbahet më 24 shtator 2026 në New York City.
Ftesa zyrtare iu dorëzua Shkurte Fejzës në zyrat e kompanisë filmike Kras Production, nga regjisori i filmit, Fahri Krasniqi.
Shkurte Fejza është pjesë e këtij projekti edhe përmes muzikës, pasi një nga këngët e saj është pjesë e kolonës zanore të filmit. Përveç pjesëmarrjes në premierë, ajo do të ngjitet edhe në skenë për të performuar live gjatë këtij eventi të veçantë.
Në premierën e filmit pritet të marrin pjesë figura të njohura amerikane dhe shqiptare, duke e bërë këtë ngjarje një moment të rëndësishëm për kinematografinë dhe kulturën shqiptare në Shtetet e Bashkuara.
“The Journalist’s Mission” është një film që trajton luftën e Kosovës dhe përcjell një mesazh mirënjohjeje për mbështetjen dhe ndihmën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Kosovës.
Premiera në New York pritet të jetë një mbrëmje e veçantë, ku kinematografia, muzika dhe kultura shqiptare do të bashkohen në një event ndërkombëtar.