Rrustemi: Kurti e Abdixhiku do të diskutojnë emra konkretë për Presidentin
Deputeti i zgjedhur i LVV-së, Adnan Rrustemi, ka thënë e kurdo që të mbahet takimi i radhës në mes të Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut, në të do të diskutohet për emra konkret për president. “Palët janë marrë vesh të vijnë në takim me emra”, ka thënë Rrustemi në T7. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin…
Lajme
Deputeti i zgjedhur i LVV-së, Adnan Rrustemi, ka thënë e kurdo që të mbahet takimi i radhës në mes të Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut, në të do të diskutohet për emra konkret për president.
“Palët janë marrë vesh të vijnë në takim me emra”, ka thënë Rrustemi në T7.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pritet të zhvillojnë edhe një takim gjatë ditës së sotme, ku në qendër të diskutimeve do të jetë çështja e Presidentit të Kosovës.