Autostrada Shkup – Bllacë, Osmani: Ekspertët thanë s’ia vlen, i ndërtuam 2 kilometrat e parë për ta bërë të pakthyeshën projektin

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka reaguar sot lidhur me nisjen e projektit për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë. Osmani ka treguar për punën që ishte bërë nga qeverisja e kaluar dhe për sigurimin e fondeve për ndërtimin e kësaj autostrade. Ai ka thënë se ndonëse ka ndryshuar qeveria, projekti…

Lajme

26/08/2026 17:56

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka reaguar sot lidhur me nisjen e projektit për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë.

Osmani ka treguar për punën që ishte bërë nga qeverisja e kaluar dhe për sigurimin e fondeve për ndërtimin e kësaj autostrade.

Ai ka thënë se ndonëse ka ndryshuar qeveria, projekti për autostradën ka mbetur dhe se nuk mund të kthehej mbrapa pavarësisht disa përpjekjeve.

“Ndryshoi qeveria, por projekti mbeti.Pas ndryshimit të qeverisë pati përpjekje për ta rishqyrtuar projektin. Madje u angazhuan analiza të reja për të testuar nëse autostrada ishte zgjidhja e duhur.Por në atë moment procesi kishte kaluar pikën e kthimit.

Granti evropian ishte siguruar. Projekti teknik ishte përfunduar. Shpronësimet kishin nisur. Financimi ndërkombëtar ishte siguruar. Dhe mbi të gjitha, 2 kilometrat e parë të autostradës ishin ndërtuar.

Prandaj sot po flasim për vazhdimin e autostradës Shkup–Bllacë.

Sepse ndonjëherë vetëm 2 kilometra të ndërtuara në kohën e duhur mjaftojnë për të penguar që një projekt strategjik të devijohet nga qëllimi i tij fillestar”, ka shkruar Osmani.