Rrahje dhe të shtëna me armë për një parking në Prishtinë, dy të dyshuar i sulen një personi – njëri nga ta ende në arrati

Një incident ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Zahide Jashari” në Prishtinë. Sipas raportit të Policisë, në ora 20:00 mbrëmë një person është sulmuar fizikisht nga dy të tjerë, pas një mosmarrëveshje për një parking, transmeton lajmi.net. Njëri nga të dyshuarit dyshohet se ka shtënë me armë zjarri, por nuk e ka qëlluar viktimën. Policia ka…

Lajme

26/08/2026 09:48

Një incident ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Zahide Jashari” në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë, në ora 20:00 mbrëmë një person është sulmuar fizikisht nga dy të tjerë, pas një mosmarrëveshje për një parking, transmeton lajmi.net.

Njëri nga të dyshuarit dyshohet se ka shtënë me armë zjarri, por nuk e ka qëlluar viktimën. Policia ka kryer kontroll në shtëpinë e tij, por nuk ka gjetur asgjë të dyshuar.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor pas rastit, kurse njëri nga të dyshuarit  është intervistuar dhe është liruar, kurse i dyshuari tjetër gjendet në arrati.

Raporti i plotë: 

ARMËMBAJTJE PA LEJE& PËRDORIM I ARMËS & LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Rr. Zahide Jashari, Prishtinë / 25.08.2026 – 20:00. Raportohet se pas një mosmarrëveshje rreth një parkingu viktima m/k është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar m/k dhe njëri prej tyre dyshohet  se ka shtënë me armë zjarri, por nuk e ka qëlluar viktimën. Është kontrolluar shtëpia  e të dyshuarve por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, njëri nga të dyshuarit është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregulltë kurse i dyshuari tjetër gjendet  në arrati. Rasti është duke u hetuar./lajmi.net/