Një AK-47, 6 pistoleta, tetë karikatorë e mbi 300 fishekë i gjenden të dyshuarit në Prishtinë
Një rast i armëmbajtjes pa leje është raportuar mbrëmë në Prishtinë. Policia ka njoftuar se pas marrjes së informatës, polica kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit ku edhe kanë gjetur dhe konfiskuar gjashtë pistoleta të llojeve të ndryshme, tetë karikatorë të ndryshëm, 304 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe një armë automatike AK-47. Policia…
Lajme
Një rast i armëmbajtjes pa leje është raportuar mbrëmë në Prishtinë.
Policia ka njoftuar se pas marrjes së informatës, polica kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit ku edhe kanë gjetur dhe konfiskuar gjashtë pistoleta të llojeve të ndryshme, tetë karikatorë të ndryshëm, 304 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe një armë automatike AK-47.
Policia me këtë rast ka arrestuar të dyshuarin dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
Duhet theksuar se gjatë muajve të fundit policia ka konfiskuar armë të shumta në raste të ndryshme derisa numër i madh i armëve paleje vazhdojnë të jenë në duart e shumë qytetarëve./Lajmi.net/