Blerta Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar përmes një postimi lidhur me 16 shtatorin, ditën kur në Hagë pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Deliu ka thënë se kjo datë po afrohet me një peshë të madhe, duke theksuar se procesi gjyqësor prej vitesh ka rënduar mbi…
Lajme
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar përmes një postimi lidhur me 16 shtatorin, ditën kur në Hagë pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Deliu ka thënë se kjo datë po afrohet me një peshë të madhe, duke theksuar se procesi gjyqësor prej vitesh ka rënduar mbi familjet e ish-krerëve të UÇK-së, por edhe mbi bashkëluftëtarët, PDK-në dhe Kosovën.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka vlerësuar se Kosova po e pret këtë moment në një situatë të ndjeshme politike, pa institucione të konsoliduara dhe me Kuvendin jofunksional.
“Nuk e dimë çfarë do të sjellë ajo ditë, por e dimë se pas saj shumëçka nuk do të jetë njësoj. Kosova po shkon drejt një momenti kaq të ndjeshëm pa institucione të konsoliduara, me Kuvend jofunksional dhe me një krizë politike që po vazhdon”.
“Në ditë të tilla, shteti duhet të jetë aty. Duhet të ketë institucione që funksionojnë, përgjegjësi, maturi dhe një zë që e përfaqëson Kosovën me dinjitet”, ka shkruar Deliu, transmeton Klankosova.tv.
Sipas saj, pas 16 shtatorit, shumëçka do të ndryshojë.
“Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë krejt të njëjta”, ka deklaruar Deliu.
Ajo e ka përmbyllur postimin me thirrje për funksionalizimin e institucioneve të vendit: “Prandaj kemi nevojë për institucione. Jo nesër. Sot”.