“Po dojnë me na sjellë në Gjilan mbeturinat e 12 komunave të Kosovës” – Murseli zbulon planin e Alban Hysenit për të bërë hapjen e një deponie në Velekinicë
Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Gentrit Murseli, ka reaguar kundër planit për hapjen e një deponie të re të mbeturinave në fshatin Velekincë. Murseli ka ngritur shqetësimin se në këtë lokacion mund të dërgohen mbeturina nga 12 komuna të Kosovës, duke e kundërshtuar ashpër një mundësi të tillë, transmeton lajmi.net. Përmes një…
Lajme
Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Gentrit Murseli, ka reaguar kundër planit për hapjen e një deponie të re të mbeturinave në fshatin Velekincë.
Murseli ka ngritur shqetësimin se në këtë lokacion mund të dërgohen mbeturina nga 12 komuna të Kosovës, duke e kundërshtuar ashpër një mundësi të tillë, transmeton lajmi.net.
Përmes një postimi, ai e ka cilësuar lajmin si të keq për Gjilanin dhe ka paralajmëruar kundërshtim të projektit.
“Lajmi shumë i keq për qytetin e Gjilanit. Po përgatitet plani për hapjen e një deponie të re të mbeturinave në Velekincë. Po dojnë me na sjellë në Gjilan mbeturinat e 12 komunave të Kosovës.
Kjo nuk tolerohet! Kjo nuk do të ndodhë!”, ka shkruar Murseli./lajmi.net/