Lladrovci: Kushdo që shkel Kushtetutën me vetëdije të mos ketë të drejtë kandidimi për pesë mandate
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shkruar se kushdo që shkel Kushtetutën me vetëdije nuk do të duhej të ketë të drejtë në postet publike e as për Kuvend për pesë mandatet e ardhme “Çfarë po presin deputetë e Kuvendit që urgjent nuk e dërgojnë kërkesën për saktësimin e sanksioneve ndaj të gjithë atyre…
Lajme
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shkruar se kushdo që shkel Kushtetutën me vetëdije nuk do të duhej të ketë të drejtë në postet publike e as për Kuvend për pesë mandatet e ardhme
“Çfarë po presin deputetë e Kuvendit që urgjent nuk e dërgojnë kërkesën për saktësimin e sanksioneve ndaj të gjithë atyre që e shkaktuan situatën kushtetuese që ndodhet Kosova. Për shkeljen e Kushtetutës, ka fajtorë. Është shkelur jo vetëm Kushtetuta dhe afati nga vendimi i Kushtetueses, por po cenohet seriozisht rendi kushtetues e demokratik, nuk është ftuar seanca, edhe pse është obligim kushtetues përmbyllja e seancës. Edhe për shkeljen e këtyre afateve ka fajtorë”, ka shkruar Lladrovci.
Ai ka thënë se Kushtetutja duhet të hedh poshtë çdo mandat të deleguar, nga 7 Gushti e këndej.
“Të sanksionojë uzurpatorët e posteve dhe përgjegjësive që nuk ju takojnë dhe të marrë përsipër organizimin e zgjedhjeve të reja. Kushdo që shkel Kushtetutën me vetëdije, nuk do të duhej të ketë të drejtë të kandidojë as në postet publike e as për Kuvendin e Republikës për pesë mandatet e ardhme. Mjaft me paudhësi, Kosova as qytetarët nuk ua kanë borxh!”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: