Inspektorati gjen mangësi që nuk garantonin kushte të sigurta për punë dhe ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Gjilan
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Gjilan, pas konstatimit të disa parregullsive dhe mungesës së masave të nevojshme për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve. Gjatë inspektimit në objekt, zyrtarët kanë evidentuar mangësi që, sipas Inspektoratit, nuk garantonin kushte të sigurta për zhvillimin e punës. Për këtë arsye, është…
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Gjilan, pas konstatimit të disa parregullsive dhe mungesës së masave të nevojshme për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.
Gjatë inspektimit në objekt, zyrtarët kanë evidentuar mangësi që, sipas Inspektoratit, nuk garantonin kushte të sigurta për zhvillimin e punës.
Për këtë arsye, është nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve, i cili do të jetë në fuqi deri në eliminimin e të gjitha mangësive të konstatuara dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për punë.
Inspektorati Qendror i Punës ka apeluar te punëdhënësit që t’i respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të punëtorëve.
Institucioni ka bërë të ditur se do të vazhdojë mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe marrjen e masave ndaj rasteve kur konstatohet shkelje e rregullave të sigurisë.