Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, Dehari e udhëheq atë

Sot në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca konstituive e legjislaturës së XI-të. Këtë seancë po e udhëheq deputeti më i vjetër i kësaj legjislature, Avni Dehari i shoqëruar nga deputetja më e re Fatma Taçi. Në këtë seancë përveç 120 deputetë të Kuvendit të Kosovës po marrin pjesë edhe përfaqësues të KFOR-it, ambasadorë të…

Lajme

06/08/2026 10:27

Sot në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca konstituive e legjislaturës së XI-të.

Këtë seancë po e udhëheq deputeti më i vjetër i kësaj legjislature, Avni Dehari i shoqëruar nga deputetja më e re Fatma Taçi.

Në këtë seancë përveç 120 deputetë të Kuvendit të Kosovës po marrin pjesë edhe përfaqësues të KFOR-it, ambasadorë të huaj dhe media.

Sot pritet që të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe pesë nënkryetarët, ndërkaq nuk dihet nëse do të mbahet edhe seanca për formimin e Qeverisë. /Lajmi.net/