Zbulohet shifra se sa mund të fitojë Tom Holland nga Spider-Man i ri

Tom Holland mund të fitojë midis 20 dhe 25 milionë dollarë për rolin e tij në filmin “Spider-Man: Brand New Day”. Kjo shumë përfshin tarifën bazë dhe bonuset që lidhen me fitimet nga shitja e biletave. Filmi i ri aksion me regji nga Destin Daniel Cretton ka thyer tashmë rekordin amerikan të filmit “Avengers: Endgame”…

ShowBiz

05/08/2026 19:24

Tom Holland mund të fitojë midis 20 dhe 25 milionë dollarë për rolin e tij në filmin “Spider-Man: Brand New Day”.

Kjo shumë përfshin tarifën bazë dhe bonuset që lidhen me fitimet nga shitja e biletave.

Filmi i ri aksion me regji nga Destin Daniel Cretton ka thyer tashmë rekordin amerikan të filmit “Avengers: Endgame” për fitimet gjatë fundjavës së parë të publikimit, shkruan The Hollywood Reporter.

Kur aktori iu bashkua Universit Kinematografik Marvel në vitin 2016 me filmin “Captain America: Civil War”, ai fitoi rreth 250,000 dollarë, sipas CheatSheet. Paga e tij është rritur me shpejtësi që atëherë.

Për filmin “Spider-Man: Homecoming” të vitit 2017, ai mori 1.5 milion dollarë, nga të cilat 500,000 dollarë ishin një tarifë fikse dhe pjesa tjetër ishin bonuse.

Dy vjet më vonë, për filmin “Far From Home”, ai fitoi 4 milion dollarë, ndërsa për filmin “No Way Home” të vitit 2021 vlerësohet të ketë marrë rreth 10 milion dollarë.