Gati 300 mijë euro për Klinikën e Neonatologjisë, QKUK jep tenderin për të vetmen kompani në garë
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka dhënë kontratën për furnizimin me pajisje mjekësore për Klinikën e Neonatologjisë. Kontrata ka vlerë prej 298,995 euro, pas përfundimit të procedurës së hapur të prokurimit. Sipas njoftimit për dhënien e kontratës, autoriteti kontraktues kishte parashikuar një fond prej 300 mijë eurosh, ndërsa kontrata është dhënë me kriterin e çmimit…
Lajme
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka dhënë kontratën për furnizimin me pajisje mjekësore për Klinikën e Neonatologjisë.
Kontrata ka vlerë prej 298,995 euro, pas përfundimit të procedurës së hapur të prokurimit.
Sipas njoftimit për dhënien e kontratës, autoriteti kontraktues kishte parashikuar një fond prej 300 mijë eurosh, ndërsa kontrata është dhënë me kriterin e çmimit më të ulët, në vlerën 298,995 euro.
Kontrata i është dhënë operatorit ekonomik “Agani L.t.d. SHPK”, ndërsa në këtë procedurë është pranuar vetëm një tender.
Objekti i kontratës është furnizimi i Klinikës së Neonatologjisë në QKUK me pajisje mjekësore, ndërsa kontrata nuk është e ndarë në lote dhe nuk parashihet nënkontraktim.
Më poshtë detaje nga kontrata: B08-Njoftim-per-dhenje-te-kontrates-1