Artisti me famë botërore Morad arrin në Prishtinë, pritet nga menaxheri Jetmir Agaj
Kosova po vazhdon të jetë një ndër vendet më të frekuentuara së fundi nga turistët e huaj, pikërisht si shkak i koncerteve dhe festivaleve. 5 dhe 6 gushti janë dy netët kur në Prishtinë do performojnë disa nga artistët e njohur botërorë. Bëhet fjalë për artistët si Morad dhe GIMS, transmeton lajmi.net. Rep-artisti Morad tanimë…
ShowBiz
Kosova po vazhdon të jetë një ndër vendet më të frekuentuara së fundi nga turistët e huaj, pikërisht si shkak i koncerteve dhe festivaleve.
5 dhe 6 gushti janë dy netët kur në Prishtinë do performojnë disa nga artistët e njohur botërorë.
Bëhet fjalë për artistët si Morad dhe GIMS, transmeton lajmi.net.
Rep-artisti Morad tanimë veçse ka arritur në Prishtinë dhe i njëjti është pritur nga menaxheri i njohur Kosovar, Jetmir Agaj.
Morad është mirëpritur nga Jetmiri dhe i njëjti do të jetë gati për performancën e nesërme e që padyshim do jetë nga më të veçantat ndonjëherë të mbajtura në vendin tonë./Lajmi.net/


