Liburn Aliu përfundon intervisimin në Prokurori: Jam i lehtësuar, pata mundësin të sqaroj situatën për gjitha sulmet dhe pretendimet ndaj meje që kanë degraduar

Ish-ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu sot është marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale në lidhje me rastin e ambalazhuesve të ujit. Aliu pasi intervistimit disa orësh ka folur për mediat që ishin para Prokurorisë, transmeton lajmi.net. Ai tha se ndihet i lehtësuar që pas dy vitesh mund ta sqaroj situatën. “Lehtësim që pas dy vitesh…

Lajme

05/08/2026 14:43

Ish-ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu sot është marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale në lidhje me rastin e ambalazhuesve të ujit.

Aliu pasi intervistimit disa orësh ka folur për mediat që ishin para Prokurorisë, transmeton lajmi.net.

Ai tha se ndihet i lehtësuar që pas dy vitesh mund ta sqaroj situatën.

“Lehtësim që pas dy vitesh heshtje, pata mundësinë ta sqaroj situatën para Prokurorisë për gjithë atë sulm e pretendim të vazhdueshëm ndaj meje i cili degradu aq shumë, po që unë jam përgjigjur me heshtje deri tani. Pata mundësi me sqaru që për të gjithë procesin, për të gjithë periudhën sa kam qenë ministër, kam vepruar në përputhje me ligjin, kam vepruar sipas rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Nuk ka asnjë vendim i cili mundet me më ndërlidhë mu me këtë proces, po ashtu për pretendimin për mosveprim, i tërë rasti ka qenë i audituar nga Zyra Kombëtare e Auditimit, dhe ka pasur rekomandime dhe është vepruar në bazë të rekomandimeve. Ka pasur auditimit të brendshëm, ka pasur edhe hetim i cili e qartëson shumë qartë pozitën e ministrit si staf politikë karshi punës në administratë. Ka qenë një rast i mirë që pata mundësi ta sqaroj nga fillimi deri në fund gjithë punën dhe tani jam i lehtësuar”, tha Aliu./lajmi.net/