Muharremi: Nëse VV-ja do zgjidhje për presidentin, tani duhet thirrur takim të përbashkët të liderëve

Analisti Shenoll Muharremi ka vlerësuar se duhet të ndryshojë formati i takimit të liderëve për zgjedhjen e presidentit. Ai ka bërë me dije se nëse VV-ja dëshiron vërtetë zgjidhje për këtë çështje duhet të heq dorë nga formati i deritashëm “1+1”. Në profilin e tij në Facebook, Muharremi ka shkruar se tani liderët duhet të…

Lajme

05/08/2026 09:19

Analisti Shenoll Muharremi ka vlerësuar se duhet të ndryshojë formati i takimit të liderëve për zgjedhjen e presidentit.

Ai ka bërë me dije se nëse VV-ja dëshiron vërtetë zgjidhje për këtë çështje duhet të heq dorë nga formati i deritashëm “1+1”.

Në profilin e tij në Facebook, Muharremi ka shkruar se tani liderët duhet të ftohen në takime të përbashkëta.

“Formati i procesit dhe dialogut për gjetjen e zgjidhjes për presidentin duhet të ndryshojë nga ky moment nga 1+1 në një format shumëpartiak. Tash u konfirmua përsëri se presidenti nuk do të jetë partiak e politik, por konsensual. Me këtë premisë, formati i deritanishëm 1+1 nuk ka më çka me prodhu. Përkundrazi, vetëm e komplikon procesin dhe e zvarrit gjetjen e zgjidhjes. Nëse LVV e Kurti janë serioz me gjetë zgjidhje, hapi i radhës duhet me qenë takim i përbashkët i liderëve të partive, ku të diskutohet hapur për një kandidat konsensual”, ka shkruar ai.