Imri Ahmeti tund kokën teksa Lumir Abdixhiku akuzon bashkëpartiakët për nismën ndaj tij (VIDEO)
Një video e publikuar nga Kuvendi i Jashtëzakonshëm i LDK-së ka tërhequr vëmendjen, pasi kryetari i Degës së LDK-së në Lipjan, Imri Ahmeti, shihet duke tundur kokën gjatë fjalimit të kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku. Në fjalën e tij para delegatëve, Abdixhiku kritikoi nismën për mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, duke e cilësuar atë të…
Lajme
Një video e publikuar nga Kuvendi i Jashtëzakonshëm i LDK-së ka tërhequr vëmendjen, pasi kryetari i Degës së LDK-së në Lipjan, Imri Ahmeti, shihet duke tundur kokën gjatë fjalimit të kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.
Në fjalën e tij para delegatëve, Abdixhiku kritikoi nismën për mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, duke e cilësuar atë të gabuar dhe të panevojshme. Ai tha se për herë të parë në historinë e LDK-së, partia nuk është mbledhur për të zgjedhur, por për të rrëzuar kryetarin, transmeton lajmi.net.
“Këtë Kuvend nuk e kam thirrur, ky Kuvend është thirrur. Thirrja e Kuvendit nga delegatët tanë është një mekanizëm krejt demokratik. Më duhet të them me keqardhje të madhe, që këtë Kuvend as nuk e ndjej e as nuk e shoh si festë… sepse për herë të parë në historinë tonë 37-vjeçare nuk po mblidhemi për të zgjedhur, por po mblidhemi për të rrëzuar”, deklaroi Abdixhiku.
Ai u shpreh se iniciatorët e kësaj nisme kanë zgjedhur një moment të papërshtatshëm, duke theksuar se zgjedhjet e rregullta të partisë janë vetëm pak muaj larg.
“Iniciatorët kanë mundur të presin pak muaj nga sot, kjo karrige këtu mund të ishte e lirë për secilin që mendon se e meriton. Por, ja që kjo rrugë u zgjodh… Kjo nismë është e gabuar, e pavend, e pakohë”, tha ai.
Gjatë këtyre deklarimeve, në video shihet Imri Ahmeti duke tundur kokën, një moment që ka nxitur reagime dhe interpretime të ndryshme në opinion./lajmi.net/
VIDEO: