Publikohet audio-incizimi, premtime për punësime në këmbim të votës kundër Abdixhikut

Një audio-incizim është publikuar mbrëmjen e së martës duke shpërfaqur përçarjen e thellë brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës në prag të mbledhjes së Kuvendit të partisë, ku pritet të votohet për shkarkimin e Lumir Abdixhikut. Gentrit Syla, një zyrtar i Komunës së Prishtinës dëgjohet në audio-incizim duke i premtuar një vend pune gruas së një…

Lajme

28/07/2026 22:20

Një audio-incizim është publikuar mbrëmjen e së martës duke shpërfaqur përçarjen e thellë brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës në prag të mbledhjes së Kuvendit të partisë, ku pritet të votohet për shkarkimin e Lumir Abdixhikut.

Gentrit Syla, një zyrtar i Komunës së Prishtinës dëgjohet në audio-incizim duke i premtuar një vend pune gruas së një delegati të partisë.

Në audi-incizimin e publikuar nga Dukagjini, Syla merr premtimin nga shefi i asamblistëve të LDK-së në Prishtinë, Egzon Pacolli, për punësimin e gruas së delegatit të LDK-së, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.