Rama në Theth: Paketa e Maleve s’është për oligarkë, por për trashëgimtarët e pronave
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Theth, ku zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e zonës lidhur me Paketën e Maleve. Ai theksoi se ekziston një keqkuptim i madh mbi këtë nismë, duke sqaruar se qëllimi i saj është të nxisë zhvillimin ekonomik të zonave malore dhe të krijojë mundësi investimi për trashëgimtarët e pronave, jo për…
Lajme
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Theth, ku zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e zonës lidhur me Paketën e Maleve.
Ai theksoi se ekziston një keqkuptim i madh mbi këtë nismë, duke sqaruar se qëllimi i saj është të nxisë zhvillimin ekonomik të zonave malore dhe të krijojë mundësi investimi për trashëgimtarët e pronave, jo për uzurpatorë apo oligarkë.
Rama u shpreh se shumë komente e paraqesin paketën si një mjet për uzurpim të pronave nga biznesmenë të mëdhenj.
“Askush nuk mund të thotë i keni sjell nga qyteti ose nga Tirana apo administrata ata që marrin pjesë, jeni të gjithë këtu banorë, sipërmarrës aktivë ose që doni të hapni një aktivitet dhe jemi këtu se Thethi ka qenë një nga arsyet e paketës së maleve. Është një nga pasqyrat më shembullore të potencialit, aftësive për të bërë sukses dhe problematikave që duhen adresuar. Duhet thënë se ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve, ndaj pamë të udhës të vijmë këtu. Është zgjedhur një truall, pronë e të parëve po ku trashëgimtarët nuk kishin asnjë shans për të bërë zhvillim për shkak të pamundësisë ligjore.,” tha ai.
Ai shtoi se është zgjedhur një truall, pronë e të parëve, ku trashëgimtarët nuk kishin mundësi zhvillimi për shkak të pamundësisë ligjore.
“Duhet thënë se ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve, ndaj pamë të udhës të vijmë këtu,” u shpreh Rama.
Kryeministri u ndal te çështja e pronave të trashëguara që nuk janë përfshirë në ndarjen sipas ligjit 7501. Ai theksoi se kjo paketë u jep mundësi trashëgimtarëve të tokave të zhvillojnë pronat e tyre, duke mos rënë pre e “marrëzive dhe ligësive” që thuhen për këtë nismë.
“Të gjithë ata që kanë një pronë të trashëguar dhe janë jashtë perimetrit të legjislacionit ekzistues të vitit 7501, të dëgjojnë dhe të kuptojnë se për çfarë bëhet fjalë dhe të mos bien pre e marrëzive,” tha Rama.
Rama e bëri të qartë se paketa nuk është për oligarkë apo biznesmenë pa lidhje me banorët e zonave malore.
“Paketa e maleve nuk është as për uzurpues, as për biznesmenë që nuk kanë lidhje dhe nuk kanë marrëveshje me ju, as për oligarkë, dhe as për asgjë tjetër, përveçse për të vendosur në lëvizje të ekonominë e trashëgimtarëve të pronave në territore ku toka nuk është ndarë sipas 7501. Sepse ju dhe të tjerët në këto territore nuk e kanë pranuar atë dhe e kanë ndarë tokën mes njëri tjetrin”, tha ai.,” theksoi ai.
Kryeministri theksoi se në shumë territore malore nuk ka mundësi tjetër zhvillimi përveç turizmit.
“Paketa synon të krijojë kushte ligjore dhe praktike për investime të qëndrueshme, duke i dhënë banorëve mundësinë të rijetësojnë tokat e të parëve të tyre,” shtoi Rama.
Rama u ndal edhe te kërkesat e protestuesve që kanë kundërshtuar paketën, duke thënë se nuk ka anulim të ligjit.
“Kjo nismë nuk lejon shitjen e Shqipërisë, siç pretendohet, por synon të fuqizojë banorët e zonave malore dhe trashëgimtarët e pronave të tyre,” theksoi ai.
Po ju referohem disa komenteve që po lexoja kur po vija, vijon Rama, sepse janë komente që meritojnë të adresohen edhe në prezencën tuaj, raporton RTSH.
“Paketën e Maleve e keqkuptojnë të gjithë ata që e kanë parë nga qyteti. Kjo fjala se është një falje për oligarkët është një imagjinatë që dominon opinionin negativ. Paketa e Maleve është e kundërta e të gjithave atyre që thuhen. Nuk është as për biznesmenë që nuk kanë lidhje dhe marrëveshje me ju, as për oligarkë, as për asgjë tjetër, përveçse për të vënë në lëvizje ekonominë e trashëgimtarëve të pronave në territore ku toka nuk është ndarë sipas ligjit 7501, sepse ju dhe të tjerët nuk e keni pranuar ligjin 7501, e keni ndarë tokën mes jush dhe nuk keni konflikte me njëri-tjetrin.
Është e pavërtetë se unë kam ardhur këtu për t’ju thënë: vazhdoni dhe ndërtoni se ne do t’i legalizojmë. Unë kam thënë se do të legalizojmë ndërtimet ekzistuese, ato të vjetrat. Ajo që ndodhi ishte pas vizitës sime, kur shpërthyen ndërtimet e paligjshme. U arrit të goditej zemra e Thethit, kartolina botërore e Thethit. Si mund t’i lejonim ne këto”, u shpreh Rama.