Alban Skenderaj anulon koncertin në Vlorë, kjo është arsyeja
Këngëtari i njohur Alban Skenderaj ka njoftuar se koncerti i shumëpritur “Motiv”, i planifikuar të mbahej në Vlorë gjatë muajit gusht, nuk do të zhvillohet sipas planit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, artisti bëri të ditur se pas muajsh përgatitjesh me një staf të madh, është detyruar të marrë vendimin për anulimin ose shtyrjen…
ShowBiz
Këngëtari i njohur Alban Skenderaj ka njoftuar se koncerti i shumëpritur “Motiv”, i planifikuar të mbahej në Vlorë gjatë muajit gusht, nuk do të zhvillohet sipas planit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, artisti bëri të ditur se pas muajsh përgatitjesh me një staf të madh, është detyruar të marrë vendimin për anulimin ose shtyrjen e koncertit për një datë ende të pacaktuar.
Kjo për shkak të situatës së krijuar në vend, që konsiston me protestat e vazhdueshme kundër investimeve në Vlorë.
“‘MOTIV’ ishte planifikuar të vinte si një produksion gjigand në Vlorë këtë gusht. Megjithatë, për shkak të situatës së krijuar në vend kam vendosur që koncerti i planifikuar në Vlorë të mos zhvillohet ose të shtyhet për një datë të pacaktuar”, shkroi Skenderaj.
Ai theksoi se muzika për të është më shumë se një profesion, duke e cilësuar atë si një mision për të frymëzuar njerëzit, për të dhënë shpresë dhe për të bashkuar ata që jeta i ka ndarë.
