“Më dhemb shpirti që Roeli do të rritet pa baba”, bashkëshortja me dedikim prekës për Shpat Kasapin
Bashkëshortja e të ndjerit Shpat Kasapi, Selvije Jao, ka ndarë një dedikim prekës për këngëtarin, duke kujtuar atë përmes djalit të tyre, Roelit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka publikuar disa fotografi të Roelit me babanë, duke shprehur mallin për të. “Nuk ka ditë që të mos pyes veten si do të ndihej…
ShowBiz
Bashkëshortja e të ndjerit Shpat Kasapi, Selvije Jao, ka ndarë një dedikim prekës për këngëtarin, duke kujtuar atë përmes djalit të tyre, Roelit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka publikuar disa fotografi të Roelit me babanë, duke shprehur mallin për të.
“Nuk ka ditë që të mos pyes veten si do të ndihej Shpati po ta shihte Roelin sot. Sa krenar do të ishte për çdo fjalë, hap e arritje të tij, dhe sa shumë do të dëshironte ta mbante pranë e ta shihte duke u rritur”, shkruan Selvija.

Ajo thekson se dhimbja për humbjen e Shpatit është ende e pranishme, ndërsa kujton lidhjen e veçantë që ai kishte me djalin e tyre.
“Më dhemb shpirti që Roeli do të rritet pa babanë që nuk kalon asnjë ditë pa mos e kërkuar por unë do ta mbaj Shpatin gjallë në çdo kujtim e çdo histori që do t’i tregoj”, shprehet tutje.
Në fund të dedikimit, Selvija shkruan se do të donte që Roeli ta njihte gjithmonë të atin përmes kujtimeve dhe dashurisë që ai la pas.
“Dua të besoj se, sa herë Roeli buzëqesh, Shpati buzëqesh bashkë me të. Dashuria për të nuk do të zbehet kurrë”, përfundon ajo.
Artisti i njohur ndërroi jetë në nëntor të vitit që lamë pas në moshën 40-vjeçare.