Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Vitomiricë, lëndohet motoristi

Një aksident trafiku është regjistruar pasditen e së enjtes në fshatin Vitomiricë të Pejës, ku janë përplasur një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e…

Lajme

02/07/2026 17:25

Një aksident trafiku është regjistruar pasditen e së enjtes në fshatin Vitomiricë të Pejës, ku janë përplasur një veturë dhe një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 15:15, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Vitomiricë-Pejë. Në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit motoristi ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka deklaruar Rugova.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te aksidenti./lajmi.net/