Tahiri: Qeveria po e mban diskursin publik të bllokuar dhe po largon vëmendjen nga problemet reale të qytetarëve

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka shkruar në lidhje me diskursin e përdorur nga partia në pushtet. Ai ka thënë se Albin Kurti me VV-në e kanë qëllim politik, që ta mbajnë diskursin publik e politik të bllokuar në temat ku është tash e disa ditë. “Ata nuk duan që të flasim për…

Lajme

17/06/2026 13:23

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka shkruar në lidhje me diskursin e përdorur nga partia në pushtet.

Ai ka thënë se Albin Kurti me VV-në e kanë qëllim politik, që ta mbajnë diskursin publik e politik të bllokuar në temat ku është tash e disa ditë.

“Ata nuk duan që të flasim për faktin se në shumë qytete të Kosovës sot nuk ka rrymë, se në QKUK mungojnë penjët, kushtet dhe ilaçet, ndërsa i vetmi burim që e mban sistemin në këmbë janë mjekët e motrat e përkushtuar, human dhe profesional. Nuk duan që të flasim për çmimet e ushqimeve që kanë shkuar në hava, as për ekonominë që është gati para falimentimit, e as për arsimin që është lënë anash”, ka thënë ai.

Tahiri ka thënë se synim strategjik i tyre nuk është vetëm t’i ndajnë në “ne” dhe “ata”, por edhe t’i largojnë vëmendjen nga temat që i japin kuptim jetës së qytetarëve dhe të mos flasim për hallet e përditshme që po ua zënë frymën secilit prej nesh.

“Kjo betejë politke nuk është e pamundur të fitohet, por duhet zgjuarsi dhe fokus. E drejta është në anën tonë”, ka shkruar Tahiri. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: