VV falenderon mërgatën për rreth 79 mijë vota për ta
Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 78 mijë e 792 vota nga gjithsej 104 mijë e 829 vota të vlefshme nga mërgata. Përmes një postimi në Facebook, VV ka thënë se kanë shënuar fitore bindëse në zgjedhjet e 7 qershorit dhe për këtë e kanë falenderuar mërgatën. “Një pjesë e rëndësishme në këtë fitore është edhe mbështetja…
Lajme
Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 78 mijë e 792 vota nga gjithsej 104 mijë e 829 vota të vlefshme nga mërgata.
Përmes një postimi në Facebook, VV ka thënë se kanë shënuar fitore bindëse në zgjedhjet e 7 qershorit dhe për këtë e kanë falenderuar mërgatën.
“Një pjesë e rëndësishme në këtë fitore është edhe mbështetja e madhe nga mërgata jonë. Nga 104 mijë 829 vota të vlefshme gjithsej sa ishin, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka marrë 78 mijë e 792 apo mbi 75%. Gjithnjë falenderues të gjithë qytetarëve të Republikës, mërgatës dhe secilit veç e veç që vazhdimisht bëjnë që fitoret e Lëvizjes sonë të jenë të jashtëzakonshme!”, ka shkruar Kurti. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: