Përparim Rama: Kryeqyteti me tram dhe autobusë elektrikë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se sot është përkrahur procesi i financimit për 15 autobusë elektrikë dhe 2 tramë. “Sot përkrahëm operatorët në proces të financimit për 15 autobusë elektrikë dhe 2 tramë. Kështu do të duken autobusët e rinj të Kryeqytetit. Modernë, më të qasshëm për të gjithë dhe mbi…

Lajme

17/06/2026 15:53

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se sot është përkrahur procesi i financimit për 15 autobusë elektrikë dhe 2 tramë.

“Sot përkrahëm operatorët në proces të financimit për 15 autobusë elektrikë dhe 2 tramë. Kështu do të duken autobusët e rinj të Kryeqytetit. Modernë, më të qasshëm për të gjithë dhe mbi të gjitha 100% elektrikë. Prishtinën s’ka që e ndal!”, deklaroi Rama.

Sipas tij, projektet e reja synojnë modernizimin e transportit publik dhe rritjen e qasjes për qytetarët, me mjete transporti plotësisht elektrike.