Kreu i Vatikanit reagon pas njoftimit për marrëveshje SHBA-Iran
Kreu i Vatikatnit, Papa Leo, ka reaguar pas njoftimit për arritjen e marrëveshjes në mes të SHBA-së dhe Iranit. Papa Leo ka shkruar se marrëveshje që do të nënshkruhet zyrtarisht të premten ësht ënjë rezultat inkurajues për punën me durim në dialog dhe negociata. Ai ka falendëruar edhe vendet që kanë ndihmuar palët në arritjen…
Bota
Kreu i Vatikatnit, Papa Leo, ka reaguar pas njoftimit për arritjen e marrëveshjes në mes të SHBA-së dhe Iranit. Papa Leo ka shkruar se marrëveshje që do të nënshkruhet zyrtarisht të premten ësht ënjë rezultat inkurajues për punën me durim në dialog dhe negociata.
Ai ka falendëruar edhe vendet që kanë ndihmuar palët në arritjen e marrëveshjes.
“Përshëndes me kënaqësi arritjen e një marrëveshjeje midis Republikës Islamike të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila do të nënshkruhet të premten, si një rezultat inkurajues i punës së duruar në dialog dhe negociata. Shpreh mirënjohjen time për vendet që kanë punuar për të lehtësuar një takim midis palëve dhe për ta bërë të mundur këtë marrëveshje. Shpresoj që marrëveshja të ndihmojë në forcimin e besimit të ndërsjellë, sigurisë dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme, duke nxitur rrugët e dialogut dhe bashkëpunimit midis popujve. #Paqe”, ka shkruar ai.