Sali Berisha pretendon se nuk është më “Non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Unë erdha, u krye

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ardhur këtë të enjte në Kuvend dhe ka marrë një moment fjalën në foltore si një përgjigje të nënkuptuar ndaj lajmit që po qarkulloj se i është hequr “Non Grata” , më shumë se pesë vjet pas vendimit të marrë nga autoritetet amerikane në vitin 2021. Berisha e…

Lajme

11/06/2026 11:09

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ardhur këtë të enjte në Kuvend dhe ka marrë një moment fjalën në foltore si një përgjigje të nënkuptuar ndaj lajmit që po qarkulloj se i është hequr “Non Grata” , më shumë se pesë vjet pas vendimit të marrë nga autoritetet amerikane në vitin 2021.

Berisha e bëri të ditur lajmin teksa mbërriti në sallën e Kuvendit, ku u prit me duartrokitje nga deputetët demokratë. I pyetur nga gazetarët, ai nuk dha detaje të mëtejshme, por u mjaftua me fjalët:

“Unë erdha, u krye.”

Deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit apo nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë lidhur me pretendimin e bërë nga Berisha.

Kujtojmë se më 19 maj 2021, sekretari i atëhershëm i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi shpalljen “non grata” të Berishës dhe familjes së tij të ngushtë, duke argumentuar se ish-kryeministri ishte përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm që minonte demokracinë në Shqipëri.

Deklarata e Berishës vjen në një moment me rëndësi politike për Partinë Demokratike, ndërsa mbetet të shihet nëse autoritetet amerikane do të reagojnë për të konfirmuar ose përgënjeshtruar pretendimin e kreut të opozitës.