Vazhdon procesi gjyqësor për zjarrin në Koçan
Po vazhdon procesi gjyqësor për zjarrin në diskotekën “Pulse” në Koçani, ku humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u plagosën. Në seancën e fundit, Prokuroria deklaroi se objektet në Koçan, fare nuk kanë qenë të përfshira në planet e mbikëqyrjes së Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Për komunën e Koçanit nuk ishte parashikuar, as…
Lajme
Po vazhdon procesi gjyqësor për zjarrin në diskotekën “Pulse” në Koçani, ku humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u plagosën.
Në seancën e fundit, Prokuroria deklaroi se objektet në Koçan, fare nuk kanë qenë të përfshira në planet e mbikëqyrjes së Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Për komunën e Koçanit nuk ishte parashikuar, as nuk ishte kryer mbikëqyrje, dhe nuk ishte caktuar as inspektor për të kryer kontroll të rregullt ose të jashtëzakonshëm.
Këto gjetje i kundërshtoi ish-drejtori i DZS-së, Shaban Saliu, i cili pohoi se nënshkrimi në dokumentet e prezantuara nuk është i tij, raporton Zhurnal.mk.