“VV është terroriste, e ka sulmu shtetin, Kurti e ka godit me zollë Kuvendin” – Ish-veteranët vendosin posterat e UÇK-së në objektin e Qeverisë

Në kuadër të shënimit të 27-vjetorit të Çlirimit të Prishtinës, veteranë të UÇK-së kanë zhvilluar një aksion simbolik para objektit të Qeverisë së Kosovës. Veterani Agim Pllashniku, së bashku me ish-bashkëluftëtarë, vendosi postera me fotografi të ish-krerëve të UÇK-së dhe mbishkrimin: “Ne jemi çlirimtarë, jo zullumqarë”, raporton lajmi.net “Vetëvendosje është terroriste se ka sulmu shtetin…

Lajme

11/06/2026 13:15

Në kuadër të shënimit të 27-vjetorit të Çlirimit të Prishtinës, veteranë të UÇK-së kanë zhvilluar një aksion simbolik para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Veterani Agim Pllashniku, së bashku me ish-bashkëluftëtarë, vendosi postera me fotografi të ish-krerëve të UÇK-së dhe mbishkrimin: “Ne jemi çlirimtarë, jo zullumqarë”, raporton lajmi.net

“Vetëvendosje është terroriste se ka sulmu shtetin e Kosovës, Kurti e ka godit me zollë Kuvendin”, deklaroi Pllashniku gjatë aksionit./Lajmi.net/