Aida Dërguti larg Kuvendit – merr shumë pak vota dhe renditet e 51-ta në listën e të votuarve të PDK-së

Me pothuajse 90 për qind të votave të numëruara, Aida Dërguti ka arritur të grumbullojë vetëm 4,589 vota, rezultat që aktualisht nuk i siguron një ulëse në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së. Sipas rezultateve të deritanishme, Dërguti renditet e 51-ta në listën e kandidatëve të PDK-së për nga numri i votave të fituara,…

Lajme

11/06/2026 13:49

Me pothuajse 90 për qind të votave të numëruara, Aida Dërguti ka arritur të grumbullojë vetëm 4,589 vota, rezultat që aktualisht nuk i siguron një ulëse në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së.

Sipas rezultateve të deritanishme, Dërguti renditet e 51-ta në listën e kandidatëve të PDK-së për nga numri i votave të fituara, raporton lajmi.net

Ajo gjendet pas Jetmira Rexhepit, e cila ka 4,647 vota, si dhe pas Arben Gegës dhe Shaip Kadrijajt në renditjen e kandidatëve më të votuar të kësaj partie.

Rezultatet mbeten ende jo përfundimtare, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon procesin e numërimit të votave.

Kujtojmë se ë zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, Dërguti u zgjodh deputete nga radhët e Vetëvendosjes me rreth 32,500 vota, duke qenë ndër gratë më të votuara të partisë dhe një nga kandidatët më të votuar në listën e VV-së./Lajmi.net/