Goditet nga vetura një këmbësor në Prishtinë, merr lëndime trupore

Një person ka pësuar lëndime pasi është goditur nga një veturë. Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, konkretisht në rrugën “Bill Clinton” rreth orës 12:30. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së kryeqytetit Enis Pllana. Pllana deklaroi se viktima ka pranuar tretman mjekësor. “Rreth orës 12:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime…

Lajme

11/06/2026 13:50

Një person ka pësuar lëndime pasi është goditur nga një veturë.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, konkretisht në rrugën “Bill Clinton” rreth orës 12:30.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së kryeqytetit Enis Pllana.

Pllana deklaroi se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Rreth orës 12:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Bill Klinton në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësorë. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, tha Pllana.