Ramush Haradinaj, i vetmi që është zgjedhur deputet në të 11 legjislaturat nga paslufta
Kosova që nga mbarimi i luftës, ka mbajtur gjithësej njëbëdhjetë(11) palë zgjedhje, ndërsa i vetmi që i ka rezistuar të gjithë mandatëve si i zgjedhur i popullit, është ish-lideri i Aleancës për Ardhmërinën e Kosovës, Ramush Haradinaj. 2001, 2004, 2007, 2010, 2014, 2017, 2019, 2021, 2025, 2025, 2026, gjatë të gjithë ketyre viteve që janë…
Lajme
Kosova që nga mbarimi i luftës, ka mbajtur gjithësej njëbëdhjetë(11) palë zgjedhje, ndërsa i vetmi që i ka rezistuar të gjithë mandatëve si i zgjedhur i popullit, është ish-lideri i Aleancës për Ardhmërinën e Kosovës, Ramush Haradinaj.
2001, 2004, 2007, 2010, 2014, 2017, 2019, 2021, 2025, 2025, 2026, gjatë të gjithë ketyre viteve që janë mbajtur zgjedhjet parlamentare të cilat shtatë prej tyre ishin të parakoshme, Haradinaj ka fituar mandatin e deputetit.
Edhe pse ka kaluar në sfida të ndryshme, ndërsa ishte edhe i akuzuar në Hagë, Haradinaj kishte arritur të konsilidonte besimin e qytetarëve për t’i përfaqësuar ata në parlament përgjatë gjithë legjislaturave që nga pas lufta.
Dorëheqjet taktike:
Edhe pse është zgjedhur në të gjitha legjislaturat, ai shpesh nuk i ka çuar mandatet e deputetit deri në fund. Kjo ka ndodhur për shkak të marrjes së postit të Kryeministrit ose dorëheqjeve politike në shenjë pakënaqësie (siç ishte rasti i vitit 2016 për shkak të Demarkacionit).
Duhet theksuar se asnjë deputet tjetër (përfshirë figurat e vjetra parlamentare si Xhavit Haliti) nuk ka arritur të ketë prezencë të pandërprerë si i zgjedhur në të gjitha përbërjet e legjislaturave të Kosovës.