Dua Lipa dhe Callum Turner shijojnë muajin e mjaltit luksoz në Itali pas dasmës milionëshe
Të sapomartuarit Dua Lipa dhe Callum Turner po shijojnë muajin e mjaltit nën diellin e Italisë, pas dasmës së tyre luksoze që raportohet se kushtoi rreth 1.7 milionë euro. Çifti u pa më herët këtë javë në hotelin luksoz San Domenico Palace në Taormina, pranë Catania-s, dhe më pas duke u shëtitur dorë për dore…
ShowBiz
Të sapomartuarit Dua Lipa dhe Callum Turner po shijojnë muajin e mjaltit nën diellin e Italisë, pas dasmës së tyre luksoze që raportohet se kushtoi rreth 1.7 milionë euro.
Çifti u pa më herët këtë javë në hotelin luksoz San Domenico Palace në Taormina, pranë Catania-s, dhe më pas duke u shëtitur dorë për dore nëpër rrugët piktoreske të qytetit.
Shumë njerëz e njohin hotelin si vendin ku u xhirua sezoni i dytë i serialit të njohur The White Lotus, falë pozicionit të tij spektakolar mbi shkëmbinj dhe pamjes mahnitëse drejt Malit Etna.

Dua dhe Callum mbërritën të hënën pasi udhëtuan nga Palermo, ku kishin kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni disa ditore të mbushur me të ftuar të famshëm, mes tyre Charli XCX, Elton John dhe Mark Ronson.
Madje, sipas raportimeve, Elton John i këndoi çiftit ndërsa ata shkëmbenin betimet martesore.

Hotel San Domenico Palace, që shërbeu si lokacioni kryesor i sezonit të dytë të “The White Lotus”, është një nga hotelet më prestigjioze në Itali dhe ka një histori të pasur me mysafirë të famshëm ndër vite, përfshirë edhe shkrimtarin Oscar Wilde.