Gara zgjedhore po ngushtohet: Numërohen rreth 70% të votave, ndryshime në renditjen e partive kryesore
Ka kaluar rreth 69.34 për qind e numërimit të votave për kandidatët për deputetë në nivel vendi, duke e çuar procesin zgjedhor pothuajse në prag të 70 për qindëshit të përfundimit. Sipas rezultateve të deritanishme nga KQZ, në Lëvizjen Vetëvendosje po prin bindshëm kryetari i saj, Albin Kurti, me 165,095 vota, duke u renditur i…
Lajme
Ka kaluar rreth 69.34 për qind e numërimit të votave për kandidatët për deputetë në nivel vendi, duke e çuar procesin zgjedhor pothuajse në prag të 70 për qindëshit të përfundimit.
Sipas rezultateve të deritanishme nga KQZ, në Lëvizjen Vetëvendosje po prin bindshëm kryetari i saj, Albin Kurti, me 165,095 vota, duke u renditur i pari në listën e kandidatëve më të votuar në këtë fazë të procesit.
Pas tij renditen Glauk Konjufca me 129,614 vota, Albulena Haxhiu me 75,177 vota, Hekuran Murati me 65,257 vota, Donika Gërvalla-Schwarz me 61,083 vota dhe Xhelal Sveçla me 49,275 vota, shkruan lajmi.net.
Në Partinë Demokratike të Kosovës, sipas të dhënave të deritanishme, prin Bedri Hamza me 81,633 vota, i ndjekur nga Përparim Gruda me 50,809 vota, Arian Tahiri me 44,198 vota, Uran Ismaili me 39,578 vota, Sala Jashari me 27,517 vota dhe Vlora Çitaku me 27,280 vota.
Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, kandidatja më e votuar është Vjosa Osmani Sadriu me 54,333 vota, pasuar nga Lumir Abdixhiku me 49,205 vota, Doarsa Kica-Xhelili me 38,042 vota, Hykmete Bajrami me 29,957 vota, Avdullah Hoti me 27,458 vota dhe Ukë Rugova me 23,113 vota.
Ndërkohë, në Aleancë, sipas rezultateve të deritanishme, prin Ardian Gjini me 28,616 vota, i ndjekur nga Ramush Haradinaj me 25,742 vota, Daut Haradinaj me 19,662 vota, Besnik Tahiri me 16,965 vota, Bekë Berisha me 13,850 vota dhe Burim Ramadani me 12,438 vota.
Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë vazhdon, ndërsa rezultatet mbeten ende preliminare deri në përfundimin e plotë të numërimit dhe përfshirjen e të gjitha kategorive të votave. /Lajmi.net/