40 gjoba në Ferizaj për automjete dhe motoçikleta – Policia intensifikon kontrollet në trafik
Policia e Kosovës, ka njoftuar se, në Ferizaj ka shqiptuar 40 gjoba ndaj automjeteve dhe motoçikletave për shkelje të rregullave në komunikacion. Policia ka shtuar edhe se, këto veprime janë ndërmarrë në kuadër të angazhimeve për rritjen e sigurisë në trafik. Komunikata: 40 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut nga policët me biçikleta në…
Lajme
Policia e Kosovës, ka njoftuar se, në Ferizaj ka shqiptuar 40 gjoba ndaj automjeteve dhe motoçikletave për shkelje të rregullave në komunikacion.
Policia ka shtuar edhe se, këto veprime janë ndërmarrë në kuadër të angazhimeve për rritjen e sigurisë në trafik.
Komunikata:
40 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut nga policët me biçikleta në Ferizaj
Zyrtarët policorë me biçikleta, të angazhuar në rrugët e qytetit të Ferizajt, kanë shqiptuar 40 gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve dhe motoçiketave që kanë kryer shkelje të rregullave të komunikacionit rrugor.
Veprimet policore janë ndërmarrë në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për rritjen e sigurisë në trafik, parandalimin e kundërvajtjeve dhe krijimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.
Policia u bën thirrje të gjithë ngasësve të automjeteve dhe motoçikletave që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në rrugë.