Përfundon numërimi i votave në Dragash, këta janë 10 deputetët më të votuar nga VV, PDK, LDK dhe AAK
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon të publikoj të dhënat nga numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit. Numërimi në QKN ka përfunduar në disa komuna, e ndër to është edhe Komuna e Dragashit. Në Dragash, 10 kandidatët më të votuar nga VV janë Albin Kurti me 2 mijë e…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon të publikoj të dhënat nga numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit.
Numërimi në QKN ka përfunduar në disa komuna, e ndër to është edhe Komuna e Dragashit.
Në Dragash, 10 kandidatët më të votuar nga VV janë Albin Kurti me 2 mijë e 143 vota, Filiz Mustafa me 1 mijë e 822 vota, Glauk Konjufca me 1 mijë e 644 vota, Albulena Haxhiu me 805 vota, Donika Gërvalla me 719 vota, Hekuran Murati me 606 vota, Avni Dehari me 527 vota, Valon Hoti me 501 vota, Xhelal Sveçla me 497 vota dhe Hajrulla Çeku me 372 vota.


Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, 10 më të votuarit në Dragash janë Lumir Abdixhiku me 1 mijë e 668 vota, Vjosa Osmani Sadriu me 1 mijë e 652 vota, Arijeta Skeraj me 1 mijë e 355 vota, Kaltrina Krasniqi me 1 mijë e 314 vota, Shkëmb Manaj me 88 vota, Gëzim Hazrolli me 718 vota, Doarsa Kica Xhelili me 679 vota, Fatmir Memaj me 624 vota, Blerim Kuçi me 568 vota dhe Hykmete Bajrami me 517 vota.


Nga PDK, më i votuari është Bedri Hamza me 1 mijë e 370 vota, Faruk Bojaxhi me 1 mijë e 230 vota, Halil Isufi me 1 mijë e 39 vota, Flamur Tërshnjaku me 868 vota, Uran Ismaili me 579 vota, Përparim Gruda me 527 vota, Enver Hoxhaj me 486 vota, Arian Tahiri me 456 vota, Betim Ramadani me 354 dhe Hajdar Beqa me 346 vota.


Në Dragash, i pari nga AAK është Ardian Gjini me 64 vota, Besnik Tahiri me 53 vota, Ramush Haradinaj me 51 vota, Bekë Berisha me 48 vota, Time Kadrijaj me 47 vota, Daut Haradinaj me 43 vota, Arbër Tolaj me 27 vota, Burim Ramadani me 21 vota, Albana Bytyqi me 21 vota dhe Agim Çeku me 18 vota.


Në Dragash VV ka dal e para me 28.51% të votave, pastaj LDK me 24.6% të votave, PDK me 19.91% të votave, Jedinstvena Goranska Partija me 13.62%, SDU me 6.64% të votave, Koalicija Vakat me 3.17% të votave dhe AAK me 0.86%. /Lajmi.net/