Premtimet e Kurtit nga Ferizaj: Investime në Brezovicë dhe Bjeshkët e Nemuna, e blerje të armatimit

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubimin hapës të fushatës në qytetin e Ferizaj. Kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti, në hapjen zyrtare të fushatës ka premtuar investime miliardëshe në Brezovicë dhe Bjeshkët e Nemuna. Kurti premtoi se në katër vitet e ardhshme do të ketë nga 1 miliard euro shpenzime kapitale, ku përmendi prodhimtarinë dhe…

Lajme

28/05/2026 21:59

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubimin hapës të fushatës në qytetin e Ferizaj.

Kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti, në hapjen zyrtare të fushatës ka premtuar investime miliardëshe në Brezovicë dhe Bjeshkët e Nemuna.

Kurti premtoi se në katër vitet e ardhshme do të ketë nga 1 miliard euro shpenzime kapitale, ku përmendi prodhimtarinë dhe ushtrinë.

“Me këtë 1 miliard euro, blerje të armatimit dhe pajisjeve ushtarake do t’ia bashkëngjesim fabrikën e dronëve dhe armëve. Rritjen ekonomike e kemi 4%, pra kemi mundësi të shpërndajmë mjete. Rritje ekonomike ka më së shumti në sektorin privat, që është bartësi kryesor i punësimit për çka i falënderojmë bizneset e ndershme. Ata që kanë zhvatur në të kaluarën, qofshin pasuri natyrore apo buxhet shtetëror, duhet ta kthejnë cent më cent, sepse do të themelohet Byroja për Konfiskimin e Pasurisë”, tha Kurti

Ai më tej premtoi se pagesa e TVSh-së për mallra që do të hyjnë në Kosovë do të zhvendoset brenda shtetit, nga kufiri që është aktualisht, e po ashtu edhe për veturat e importuara nga BE-ja, Kurti tha se do të hiqet taksa doganore prej 10% duke ulur taksën e blerjes.