Sorensen takon Karen Pierce, në fokus dialogu Kosovë–Serbi

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar një takim me të dërguarën speciale të Mbretërisë së Bashkuar, Karen Pierce, ku në qendër të diskutimeve ishte procesi i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Përmes një postimi publik, Sorensen bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm…

Lajme

28/05/2026 23:30

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar një takim me të dërguarën speciale të Mbretërisë së Bashkuar, Karen Pierce, ku në qendër të diskutimeve ishte procesi i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Përmes një postimi publik, Sorensen bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm në dialog dhe bashkëpunimin mes Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë–Serbi.

“Diskutuam për dialogun Beograd-Prishtinë, rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm dhe qëllimin tonë të përbashkët BE-MB për avancimin e normalizimit”, thuhet në deklaratën e tij.

Takimi vjen në një kohë kur ndërkombëtarët po shtojnë përpjekjet për vazhdimin e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes Kosovës dhe Serbisë.