Dorëzohet në polici Arblind Pireva, i dyshuari për vrasjen e ‘Radullës’
Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për vrasjen që tronditi mbrëmë Prishtinën. Bëhet fjalë për A.P., i cili ishte në kërkim nga policia lidhur me rastin e vrasjes së ndodhur në kryeqytet. Pas procedurave policore, me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, raporton lajmi.net Nga Policia kanë bërë të ditur se…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për vrasjen që tronditi mbrëmë Prishtinën.
Bëhet fjalë për A.P., i cili ishte në kërkim nga policia lidhur me rastin e vrasjes së ndodhur në kryeqytet. Pas procedurave policore, me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, raporton lajmi.net
Nga Policia kanë bërë të ditur se hetimet për rastin po vazhdojnë.
“Dërgohet në mbajtje një person i kërkuar për vrasje Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës, dhe kjo duke punuar me vendosmëri dhe përkushtim për kapjen e personave që dyshohen të jenë të implikuar në veprimtari kriminale, dokumentimin ligjor të veprimeve të tyre kriminale si dhe vënien e tyre para drejtësisë. Si rrjedhojë e këtyre angazhimeve, nga njësiti i hetimeve të përgjithshme, është siguruar prezenca e personit të dyshuar: – A.P, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës. I dyshuari ka qenë në kërkim nga ana e policisë, për rastin e vrasjes që ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë. Pas përfundimit të procedutave të nevojshme policore, i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes”, tha Flora Ahmeti për lajmi.net