Në poligonin e qitjes në “Bondsteel”, ushtarët amerikanë kryejnë stërvitje
Ushtarët amerikanë në kuadër të misionit të KFOR-it kanë kryer një stërvitje të qitjes në poligonin e kampit “Bondsteel”. Në një njoftim për media të këtij misioni thuhet se aktivitetet e tilla bëhen për të përforcuar bazat e qitjes, aftësinë në armë dhe gatishmërinë individuale. Sipas njoftimit, aktivitetet e rregullta të trajnimit ndihmojnë në ruajtjen…
Lajme
Ushtarët amerikanë në kuadër të misionit të KFOR-it kanë kryer një stërvitje të qitjes në poligonin e kampit “Bondsteel”.
Në një njoftim për media të këtij misioni thuhet se aktivitetet e tilla bëhen për të përforcuar bazat e qitjes, aftësinë në armë dhe gatishmërinë individuale.
Sipas njoftimit, aktivitetet e rregullta të trajnimit ndihmojnë në ruajtjen e standardeve profesionale dhe efektivitetit operacional, duke siguruar që ushtarët të mbeten të përgatitur për të kryer detyrat e tyre në mbështetje të KFOR-it.
“Përmes aktiviteteve të tilla, personeli ruan një nivel të lartë gatishmërie dhe ndërgjegjësimi për situatën, duke demonstruar angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.