Hamza: Preferoj që koalicioni i ardhshëm të jetë me partitë me të cilat kemi qenë në opozitë

Kandidati i PDK-së për kryeminsitër, Bedri Hamza, ka thënë se PDK-ja do ta marrë një rezultat më 7 qershor sa do të jetë e gatshme të drejtojë Qeverinë. Ai tha se beson në një koalicion me partitë opozitare, LDK-në dhe AAK-në. “Unë preferoj që koalicioni i ardhshëm qeverisës të jetë edhe për shkak të orientimeve…

Lajme

28/05/2026 23:20

Kandidati i PDK-së për kryeminsitër, Bedri Hamza, ka thënë se PDK-ja do ta marrë një rezultat më 7 qershor sa do të jetë e gatshme të drejtojë Qeverinë.

Ai tha se beson në një koalicion me partitë opozitare, LDK-në dhe AAK-në.

“Unë preferoj që koalicioni i ardhshëm qeverisës të jetë edhe për shkak të orientimeve tona konceptuale e programore, të jetë me partitë politike që kanë qenë opozitë, LDK-në dhe AAK-në, dhe deputetë tjerë brenda Kuvendit”.

“Rezultati do të jetë më i mirë sesa ai i 9 shkurtit 2025.”, ka thënë Hamza në “Pressing” të T7.