“Idhnake dhe inatçore”, Mushkolaj i ashpër me Osmanin: Këto ditë fushate e kanë nxjerrë çfarë është në të vërtetë
Analisti Imer Mushkolaj i ka reaguar ish-presidentes Vjosa Osmani, e cila mbrëmë ka thënë se me zemër nuk e ka braktisur kurrë LDK-në. Ai ka bërë me dije se Osmani e ka shkatërruar LDK-në. Në profilin e tij në Facebook, Mushkolaj ka shkruar se këto ditë fushate e kanë nxjerrë çfarë është në të vërtetë.…
Lajme
Analisti Imer Mushkolaj i ka reaguar ish-presidentes Vjosa Osmani, e cila mbrëmë ka thënë se me zemër nuk e ka braktisur kurrë LDK-në.
Ai ka bërë me dije se Osmani e ka shkatërruar LDK-në.
Në profilin e tij në Facebook, Mushkolaj ka shkruar se këto ditë fushate e kanë nxjerrë çfarë është në të vërtetë.
“Me zemër s’e paska braktisë LDK’në, ama e ka shkatërru. Po t’ia mundësonte Kurti edhe një mandat, s’do t’i ngjitej LDK’së. Do të heshtte, sikur që ka heshtë për pesë vjet. Kaq për parimet e saj. Tash është në hall qysh me u kthy në pushtet. Këto ditë fushate e kanë nxjerrë çfarë është në të vërtetë. Idhnake, inatçore, oportuniste, që mendon se pa të n’pushtet, Kosova nuk ekziston”, ka shkruar ai.