Sveçla themelon grupin punues për propozimin e programit të pensionimit të parakohshëm në Polici: Do të filloj nga 63 deri në 55 vjeç

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, ka njoftuar se ka themeluar grupin punues që do të analizoj të gjitha aspektet e nevojshme ligjore, financiare dhe organizative dhe deri në fund të muajit korrik të këtij viti do të propozojë modalitetet e programit të pensionimit të parakohshëm në Policinë e Kosovës. Ai ka thënë se grupi…

Lajme

20/05/2026 14:08

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, ka njoftuar se ka themeluar grupin punues që do të analizoj të gjitha aspektet e nevojshme ligjore, financiare dhe organizative dhe deri në fund të muajit korrik të këtij viti do të propozojë modalitetet e programit të pensionimit të parakohshëm në Policinë e Kosovës.

Ai ka thënë se grupi punues sot ka mbajtur takimin e parë, ndërkaq më pas do të organizoj konsultime, takime pune dhe sesione dëgjimore me strukturat organizative të Policisë së Kosovës në nivel qendror dhe lokal, me qëllim të identifikimit të sfidave operative dhe nevojave reale që ndërlidhen me pensionimin e parakohshëm.

“Në kuadër të kësaj analize, do të shqyrtohet mundësia e zbatimit gradual të programit, duke filluar nga mosha 63 vjeç dhe duke u ulur progresivisht deri në moshën 55 vjeç, në përputhje me kapacitetet financiare dhe nevojat institucionale. Ky proces synon të krijojë mundësi për një menaxhim më të mirë të burimeve njerëzore, të rrisë efikasitetin operacional dhe të kontribuojë drejtpërdrejt në forcimin e sigurisë publike në vendin tonë”, ka thënë Sveçla.

Ai ka thënë se përmes këtij programi synojnë të ndërtojnë një polici më funksionale, më të balancuar në strukturë dhe më të gatshme për t’iu përgjigjur sfidave bashkëkohore të sigurisë, duke respektuar njëkohësisht kontributin dhe dinjitetin e secilit zyrtar policor. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: